Burgaj, me kreun e policisë greke: Bashkëpunim

Aug 29, 2011 | 10:29

TIRANË- Bashkëpunim në rritje mes dy policive në luftën kundër krimit dhe trafiqeve. Kjo ka qenë në qendër të takimit të sotëm mes kreut të policisë shqiptare, Hysni Burgaj dhe atij greke, Elefterios Ikonomu.

Në një prononcim për mediat, Burgaj deklaroi se ndryshe nga vitet e mëparshme këtë herë është konstatuar një angazhim dhe përkushtim maksimal nga pala greke për të rritur nivelin e shërbimit të policisë greke në shërbim të shtetasve.

“Ne kemi kontaktet e duhura për të rritur cilësinë e këtij shërbimi. Cështje të tjera që biseduam kishin të bënin me intensifikimin në bshkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, bashkëpunim që ka qenë konkret dhe ka ardhur në rritje”- tha ai.

Pyetur nga mediat për problemet ne doganat greke në kohën e sezoneve apo festave, kreu i policisë greke ka deklaruar se është punuar për zgjidhje. Ai e ka lidhur problemin me defektet kompjuterike së fundi me fluksin e madh, duke pranuar se kompjuterat paraqesin disa probleme, por e rëndësishme sipas tij është dëshira shumë e mirë e të dyja palëve për zgjidhje.

Sipas tij, Greqia ka detyrime ndaj BE dhe deshira e saj eshte qe vendi yne te jete sa me shpejt pjese e familjes evropiane.

© Panorama.al

Te lidhura