
Dënohet me burgim të përjetshëm Admir Tafili, ekzekutori i vëllezërve Pjetrushi në Grudë në muajin mars të këtij viti.
Mbrotja ka kërkuar shkurtim të shkurtuar, por kërkesa nuk është pranuar.
Vete Tafili ka pranuar vrasjen, duke treguar se vellezerit i ka ruajtur per gati dy jave dhe ka ditur gjithe levizjet e tyre. Me pas i ka pritur dhe i ka qelluar ne prite. Sipas tij, vrasja eshte bere per gjakun e babait te tij. Ai ka treguar madje se e ka njoftuar Prel Pjetrushi se do te hakmerrej ndaj vellezerve, duke qene se nuk hakmarrej dot ndaj tij.
Tafili akuzohet per vrasjen e dyfishtë, te Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç qe ndodhi më 18 mars rreth orës 08:00 në fshatin Grudë e Re, të komunës Rrethina.
Dy vëllezërit e ish shefit te krimeve te renda, ne Shkoder, Prel Pjetrushi, u qëlluan me breshëri armësh dhe mbetën të vdekur në një pritë të organizuar në rrugën kryesore të fshatit.
Admir Tafili i konsideruar si një nga personazhet më të frikshëm të krimit në 10-vjeçarin e fundit në Shkodër, u arratis nga burgu më 2 tetor 2010.
© Panorama.al











