Banda e Durrësit, burg për jetë për 4 të pandehur

Jul 2, 2012 | 13:54
Banda e Durrësit në gjyq

TIRANE- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi sot të lerë të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të pandehurit e ‘Bandës së Durrësit’.

Në vendimin e saj përfundimtar, gjykata ka lënë në fuqi dënimin me  “burgim të përjetshëm” per të pandehurit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Endrit Dokle. Për anëtarët e tjerë të Bandës së Durrësit,  gjykata ka vendosur një total prej 235 vitesh burg. Adriatik Coli, i cili fitoi statusin e të penduarit, është dënuar me 8 vite burg.

Dënime të tjera; me  25 vite burg janë dënuar të pandehurit Sardian Sulejmani, Elvin Hoxhosmali, Altin Olloni e Kujtim Buna.

Me 20 vite burg; Alban Neli, Kristjan Begu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi e Altin Nikolla ndërsa për të pandehurin Spartak Kalthi, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 10 vite burg për faktin se gjatë kohës së kryerjes së krimeve Kalthi ka qenë minoren.

© Panorama.al

Te lidhura