
UPDATE- Policia e Korces eshte vene ne kerkim te kokes se Liljana Arapit, pas rimarrjes ne pyetje te te arrestuarit si autor te krimit, 84 vjecarit, Gaqo Dumka.
Pas seancës gjyqësore të zhvilluar sot, kur gjykata vendosi per te masen e sigurise, “burg pa afat”, ka pasur një rimarrje në pyetje të tij, gjate te ciles behet me dije se ai e ka pranuar autoresine e krimit.
Ai ka pretenduar se viktima i shpenzuar atij shumën prej 3 milionë lekësh të vjetra, gjë që ka çuar autorin në vrasjen e saj. Madje ka thene se ka qene ai qe e ka hedhur koken e viktimes, duke treguar zonen, por jo saktesisht vendin e hedhjes per te cilen ka deklaruar se nuk e mbante mend.
Policia njofton se ka gjetur nje thes te gjakosur qe mendohet se eshte ai me te cilin eshte transportuar viktima dhe pjese nga floket qe mendohet te jene te saj.
Burg pa afat 84 vjeçarit: Liljanën s’e vrava unë
Gjykata e Korcës ka vendosur sot masën e sigurisë burg pa afat ndaj të moshuarit, Gaqo Dumka, arrestuar si autori i vrasjes së 42 vjecares, Liljana Arapi me të cilën jetonte në banesën e marrë më qira në qytet.
Në seancën e sotme, i moshuari ka dëshmuar rreth ngjarjes duke mos e pranuar autorësinë. Sipas tij, kanë qenë tre persona që e kanë vrare Liljanën dhe ata i kanë prerë edhe kokën për të cilën ai nuk di gjë se ku ndodhet.
Gjithnjë duke iu referuar dëshmisë së sotme, i moshuari ka deklaruar se e ka pranuar autorësinë që në fillim, pasi ka qenë nën kërcënimin e autorëve.
Ai ka pranuar vetëm se ka copëtuar trupin e gruas, pasi sipas tij ajo ka qenë shumë e rëndë dhe ai nuk mund ta tërhiqte dot për ta hedhur në mbeturina.
Trupi i gjymtuar i gruas u gjet natën e 12 gushtit e pas hetimeve policia mbërriti deri në arrestimin e Dumkës.
© Panorama.al











