Skuadra e Hanoverit vazhdon të mbajë të njëjtin ritëm si në sezonin e kaluar. Djemtë e trajnerit Slomka janë treguar të hekurt si në Ligën e Europës, ku likuiduan Seviljen, ashtu edhe në Bundesligë. Dje, ekipi, ku luan dhe kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala, e mbylli në barazim 1-1 ndaj Maincit, duke marrë vendin e katërt në tabelë. Ndërsa gjigantët e Shalkes luajtën në shtëpi ndaj Mynshengladbahut. Në këtë takim vendësve u ka mjaftuar goli i vetëm i Raulit.











