Kaiserslautern ndjek Elis Bakajn. Lajmi është publikuar nga disa portale gjermane, që u referohen burimeve nga klubi gjerman i Bundesligës 1. Kaisersluatern, me të cilin në të kaluarën kanë luajtur si mesfushori Ervin Skela ashtu dhe sulmuesi Igli Tare, është në kërkim të mesfushorëve sulmues. Sipas mediave gjermane, kostoja e transferimit mund të shkojë deri në dy milionë euro. Shqiptari vlerësohet për fleksibilitetin e tij dhe paraqitjet me Kombëtaren. Bakaj u transferua gjatë janarit të këtij viti nga Dinamo e Tiranës te Dinamo e Bukureshtit dhe një transferim mund të duket i vështirë.











