Një 20- vjeçar është plagosur rëndë pas hedhjes nga lartësia në ujrat e Drinit të Zi.
I riu është transportuar me urgjencë me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku po merr mjekimin e specializuar.
Policia e ka identifikuar të plagosurin si, Kreshnik Hoxha nga fshati Shupenzë i Bulqizës. Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat e aksidentit.











