Bulqize, ndalohet me 300 kg dinamit në makinë

Jul 13, 2012 | 21:24

BULQIZE- Një person është ndaluar nga policia me 300 kg dinamit në makinë. Sabah Talja është arrestuar në flagrancë nga policia e Bulqizës, ndërsa po shkonte në drejtim të galerive të minierës. Sasia e dinamitit u gjet në makinën e tij, tip Benz me targa të Tiranës, 4304 S.

Dinamiti ishte i pa shoqëruar me fletë-lejen e përdorimit, ndërsa besohet se i ndaluari do ta përdorte për shpërthime të paligjshme në galerinë D të minierës së Bulqizës.

Policia ka shoqëruar shtetasin Sabah Talja, i cili po merret në pyetje për më shumë shpjegime.

© Panorama.al

Te lidhura