
BULQIZE- Minatoret e Bulqizes do te vijojne protestat per plotesimin e kushteve te bera tashme publike.
Mbledhja e keshillit te sindikates ka vendosur vijimin e greves deri ne mbledhjen e Kuvendit e nese ai nuk ka do te kete nje reagim pozitiv ndaj asaj qe kerkojne ata, atehere do te nise greva e urise.
Nderkohe minatoret janë grumbulluar që në orët e para të mëngjesit para zyrave të ACR-së, duke protestuar dhe duke kerkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Protestat nisen pas nje pushimi tre ditor, qe minatoret vendosen te benin per shkak te festës së Fiter Bajramit.
Nje dite me pare mes tyre dhe presidentes se “ACR”, Skatche-Depich pati nje perplasje ne distance. Presidentja i uroi festen permes nje letre, duke u premtuar dhe mbulimin e drekes se Bajramit nga ana e kompanise, gje qe per minatoret u cilesua si lemoshe per te cilen ata nuk kishin nevoje.
Minatoret reaguan duke thene se ata kane kohe qe marrin ushqime me liste e nuk kane nevoje per lemoshen e nje vakti.
Presidentja kerkoi rikthimin e tyre ne pune dhe zgjidhjen e veshtiresive me ane te bisedimeve, por duke lene jashte konfederaten. Nderkohe qe kreu i saj, Kol Nikolla e quajti letren te papjekur, duke dekalruar qe firma mund te uroje fare mire duke ndryshuar qendrim.
© Panorama.al











