Vdekja e minatorit në Bulqizë, tre vetë në pranga

Jul 2, 2012 | 18:41

BULQIZE- Tre persona jane ndaluar nga policia te akuzuar per shkelje te sigurise teknike ne minieren e Bulqizes, ku nje minator humbi jeten i zene nga nje masiv dheu ne thellesi te galerise.

Mesohet se te ndaluar jane administratori i galerise Ramazan Nesini, pergjegjesi i ajrimit, Bardhyl Rama dhe Sabah Hoxha, tekniku i firmës qe kryente punimet.

Masat e mesiperme erdhen ne kuader te hetimeve per vdekjen e minatorit 53 vjecar ne brendesi te galerise. Dilaver Koçi, 53 vjeç humbi jetën sot në galeritë e thella, ndërsa u zu poshtë nga një masiv dheu. Trupi i tij i pajete eshte nxjerre nga galeria pasdite.

Nngjarja e rëndë ka ndodhur në galerinë 41, e cila është në shfrytëzim të një subjekti privat.

Policia ndërkaq ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja, dhe nëse janë plotësuar kushtet e sigurisë në punë.

© Panorama.al

Te lidhura