
Rreth 66 minatorë të minierës së Bulqizës kanë hyrë në ditën e dytë të protestës së tyre. Minatorët e zonës D nuk janë lejuar të hyjnë në galeri një ditë më parë, pasi sipas tyre kompania austriake ACR ka lëshuar një urdhër që ata të mos punojnë që prej orës 7:00 të mëngjesit
Sipas minatorëve ata kanë punuar prej rreth 3 muaj për ndërtimin e galerive, ndërsa me 14 gusht që do të niste puna për nxjerrjen e mineraleve, kompania ACR ka paralizuar procesin e punës, edhe me mbështetjen e policisë private të saj.
Minatorët kanë paralajmëruar protesta masive dhe përshkallëzim të masave deri në grevë urie. Ata kanë berë me dije se ë vendin e tyre të punës mungojnë kushtet teknike, të cilat janë bërë shkak për humbjen e jetës për shumë minatorë.











