Ministri i Ekonomisë u kthen përgjigje pyetjeve të deputetëve socialistë për gjendjen në miniera.
“Janë dhënë 91 leje shfrytëzimi, eksportojmë 600 mijë tonë”
Bulqiza dhe situata e saj lidhur me lejet minerare, kompania ACR si dhe kushtet e minatorëve në miniera janë pjesë e “llogaridhënies” së fundit të ministrit të Ekonomisë, Nasip Naço, për të gjitha pyetjet. Deputetët e Partisë Socialiste i janë drejtuar ministrit me 23 pyetje, si dhe kërkesën për vënien në dispozicion të një sërë dokumenteve zyrtare. Naço, në përgjigjet e tij jep detaje lidhur me numrin e aksidenteve të ndodhura në minierën e Bulqizës për periudha të ndryshme. Nga ana tjetër, ministri jep detaje mbi vlerën e investimit të kryer nga koncesionarët në miniera, si dhe penalitetet që janë vendosur për moszbatimin e pikave të kontratës. Lidhur me kushtet e punës në miniera, nga ana e kreut të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëhen me dije masat që janë marrë apo janë në proces për të garantuar këtë siguri. Poshtë, pyetjet që deputetët e PS-së i kanë drejtuar ministrit si dhe përgjigjet e tij.
Cila është pozita ligjore e kompanisë ACR në lidhje me shtetin shqiptar?
Shoqëria “Albania Chrome” sh.p.k. është shoqëria koncesionare:
– Për zbatimin e Marrëveshjes së Koncesionit të miratuar me ligjin nr. 8791, datë 10.05.2001, ”Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formës ROT të Minierës së Kromit Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit Klos dhe të Uzinës së Ferrokromit Burrel ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe shoqërisë së të drejtës italiane DARFO s.p.a., si dhe dhënies së disa stimujve dhe garancive për koncesionarin e kësaj marrëveshjeje”
Dhe:
– Për zbatimin e Marrëveshjes së Koncesionit të miratuar me ligjin nr. 8590, datë 23.03.2000: ”Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formës BOT për Uzinën e Ferrokromit të Elbasanit dhe për minierat e kromit të Përrenjasit e Pojskës, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit e shoqërisë italiane DARFO s.p.a, si dhe dhënies së disa stimujve dhe garancive për koncesionarin e kësaj marrëveshjeje”
Cili është kontraktori i vërtetë? Vazhdon Darfo me nënkontraktor ACR, apo është ACR që zëvendëson DARFO-n me ndryshim emri?
Referuar Marrëveshjeve Koncesionare, kontraktor është shoqëria “Darfo” s.p.a. Shoqëria “Albania Chromë” sh.p.k. (ACR) është shoqëria koncesionare e krijuar për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve.
DARFO s.r.l. dhe DARFO s.p.a. janë e njëjta kompani, apo të ndryshme?
Darfo s.r.l. dhe Darfo s.p.a. janë e njëjta shoqëri, por vetëm ka ndryshuar formën ligjore të saj, nga s.p.a. (“societa per azioni” në shqip, shoqëri aksionere) në s.r.l. (“societa a responsabilita limitata” në shqip, shoqëri më përgjegjësi të kufizuar), sipas së drejtës italianë.
Sa është prodhimi i mineralit të kromit në minierën e Bulqizës?
Prodhimi i realizuar i mineralit të kromit në minierën e Bulqizës për periudhën 01.01.2010-31.06.2011 është 98 000 tonë.
Nga prodhimi i përgjithshëm i mineralit të kromit, sa është shkrirë në uzinat e ferrokromit dhe sa është eksportuar direkt si mineral?
Për vitin 2010, pjesa e mineralit të prodhuar që shkon në procesin e prodhimit të ferrokromit është 51 mijë tonë dhe pjesa tjetër, 406 mijë tonë.
Sa është vëllimi i eksportit të mineralit të kromit apo ferrokromit në ton dhe në vlerë?
Eksporti i kromit përbën 53-55 % të eksportit në natyrë të mineraleve ( që varion nga 350-460 mijë tonë në vit), ose në vlerë 65-70%, që varion (90-110 milionë USD).
Bazuar në Marrëveshjen Koncesionare të miratuar në Parlament dhjetë vite më parë, sa është totali i investimeve të realizuara nga koncesionari për të gjitha zërat e marrëveshjes?
Për Marrëveshjen e Koncesionit të Bulqizës, detyrimi i investimit është 22.917.954 USD dhe janë realizuar 11.000.654 USD.
Për Marrëveshjen e Koncesionit të Elbasanit, detyrimi i investimit është 19.972.048 USD dhe janë realizuar 31.359.173 USD
Për të dy marrëveshjet, detyrimi i investimit është 42.890.002 USD dhe janë realizuar 42.359.827 USD, ose rreth 30 milionë euro. Për investimet e parealizuara, nga METE janë vendosur penalitete në masën 1.639.163 euro dhe 56 000 USD.
A ka filluar të hapet zona veriore e minierës së kromit në Bulqizë? Sa është avancuar drejt thellësisë dhe kur përfundon hapja e saj?
Janë bërë disa përgatitje paraprake në lidhje me hapjen e thellësisë si: shpime sonde për verifikimin e strukturave shkëmbore të thellësisë ku do të kalojë pusi, hapja e galerisë në nivelin 16 për krijimin e unazës së oborrit të pusit që do të shkojë në thellësi dhe hapja e përgatitja e sallës së makinës ngritëse në nivelin e 14 për hapjen e pusit të thellësisë. Është hapur furneli i alimakut dhe është porositur makina ngritëse për pusin e thellësisë.
METE, dhe ju si ministër i METE-s i njihni vlerë ligjore dhe detyruese marrëveshjes së nënshkruar më 9 korrik 2009 ndërmjet ministrit Ruli dhe ACR-së, marrëveshje që modifikonte marrëdhënien koncesionare, por që edhe sot e kësaj dite nuk është miratuar në Parlament, siç e kërkon ligji?
Personalisht mendoj së është ligjore, pasi është një marrëveshje ndërmjet palëve e cila nuk cenon marrëveshjen bazë dhe përcakton mënyrën dhe kohën e shlyerjes së detyrimeve nga koncesionari për penalitetet e vëna nga METE për vonesat në kryerjen e investimeve.
Sa është fitimi i deklaruar i koncesionarit kryesor në Bulqizë?
Mbështetur në nenin 3, të ligjit nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, ju informojmë se institucioni, i cili ka objekt të tij kontrollin e veprimtarisë financiare të shoqërive tregtare në Shqipëri është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila mund t’ju informojë saktësisht dhe zyrtarisht mbi fitimin e shoqërisë “Albania Chrome” sh.p.k. Ose mund t’i referoheni faqes zyrtare të Qendrës Kombëtarë të Regjistrimit, e cila publikon bilancet e miratuara të shoqërive tregtare.
Sa serioz është rreziku që Bulqiza të shkatërrohet për shkak të mungesës totale të investimeve kapitale?
Në aspektin e rrezikshmërisë së qytetit të Bulqizës, aktiviteti minerar nuk ndikon te ndërtimet apo infrastruktura e tij. Për sa i përket investimeve kapitale në minierën e Bulqizës, nuk ka ndonjë rrezik evident për jetën e punëtorëve.
Sa është numri total i subjekteve të licencuara që shfrytëzojnë pasuritë minerare të kromit të Bulqizës?
Numri total i subjekteve që operojnë për shfrytëzimin e mineralit të kromit në Bulqizë është 104, prej të cilave, 91 leje minerare shfrytëzimi dhe 13 leje minerare kërkim-zbulimi.
Në dijeninë tuaj, sa është numri i subjekteve që punojnë pa licencë?
Në dijeninë tonë nuk ka subjekte që veprojnë pa licencë apo individë të caktuar që vjedhin minerale.
Sipas raporteve që dispononi, afërsisht sa ton mineral përbën tregu i mineraleve që eksportohet?
Eksporti në natyrë i mineraleve përbën rreth 600 mijë tonë.
Cilat janë kushtet e punës së minatorëve?
Nga viti 2006 e në vazhdim janë bërë përmirësime të dukshme për sa i përket plotësimit të kushteve të punës së minatorëve, siç janë ndërtimi i kompleksit higjieno-sanitar (dush, gardëroba) dhe shërbimi mjekësor, pajisja me mjete mbrojtëse individuale të certifikuara, aplikimi i shpimit të lagur për eliminimin e pluhurave në frontet e punës në nëntokë, përdorimi i armatimeve në të gjitha punimet minerare që po hapen, heqja e shpërthimit të minave me flakë të hapur dhe zëvendësimi nga plasjet me fitila në plasje elektrike, e cila rrit sigurinë dhe plotëson kërkesat e sigurisë në punë.
Në subjektet e tjera të licencuara është punuar dhe po punohet për përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve si në drejtim të transportit, trajtimit të tyre dhe rritjen e kushteve të sigurisë në punë. Ngelet akoma për të punuar në këtë drejtim, por ne jemi duke bashkëpunuar edhe me sindikatat për këtë qëllim.
Sot që po flasim, a ka ndonjë zonë që haptazi cilësohet si tejet e rrezikshme?
Të gjitha zonat janë kontrolluar që nga momenti i miratimit të projektit fillestar dhe në vazhdimësi gjatë zbatimit të tij. Zonat në të cilat janë dhënë leje janë jashtë zonave të rrezikshme të përcaktuara nga studimi i AKBN-së, i hartuar në vitin 2008 dhe të miratuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 347, datë 29.04.2011. Në kuptimin që është shtruar pyetja, nuk ka zona “që haptazi cilësohen tejet të rrezikshme”, por për zonën D në Bulqizë, e cila aktualisht është e mbyllur, është kërkuar nga ana jonë të merren të gjitha masat për të përmirësuar kushtet e punës.
Sa është numri i çështjeve gjyqësore të përfunduara ndërmjet kompanive private dhe METE-s, për sa i përket shfrytëzimit të pasurive minerare dhe cili është përfundimi i tyre?
Numri i çështjeve gjyqësore është katër: tre janë të fituara dhe një e humbur, e cila nuk ka efekte financiare për shtetin.
Për çështjet gjyqësore të përfunduara në favor të kompanive private, sa është shuma totale e dëmshpërblimit të caktuar nga gjykata që duhet të paguajë shteti?
Nuk ka efekte financiare.
Sa është numri i çështjeve gjyqësore në vazhdim ndërmjet kompanive private dhe METE-s, sa i përket shfrytëzimit të pasurive minerare dhe cila është ecuria e tyre?
Janë në proces gjykimi në Shkallën e Parë 14 çështje.
Miniera e Kromit Bulqizë a është e shpallur si minierë me regjim gazi? A garantohet jeta e punonjësve në këtë minierë, duke u punuar me pajisje që nuk plotësojnë kushtet e antideflagrancës?
Po, është minierë me regjim gazi dhe për këtë është kaluar në shpërthim elektrik të minave dhe përdorim të pajisjeve antidëflagrante.
Është hartuar projekti i ajrimit të përgjithshëm, i cili do t’i shpërbëjë në mënyrë të veçantë krijimit të kushteve normale të punës për largimin e gazeve nga miniera.
Në bazë të Rregullores të Teknikës së Sigurisë në Miniera dhe Karriera, paragrafi 159 … në të cilin thuhet “… miniera me gaz konsiderohen ato në të cilat qoftë edhe në një nga shtesat apo trupat minerare është vërtetuar prania e gazit metan dhe e gazeve të tjera plasëse, ose në të cilat ekzistojnë mundësitë e shfaqjes natyrale të këtyre gazeve”, në zbatim të këtij paragrafi, kjo minierë është trajtuar si minierë me regjim gazi.
Për këtë arsye, nga RISHM-i:
– Është kërkuar dhe janë realizuar organizimi i shërbimit të ajrimit në përputhje me RRTSMK për minierat me regjim gazi, sot ky shërbim funksionon i plotë, duke pasur personelin e kualifikuar si përgjegjës ajrimi (inxhinier), gazmatësit dhe punëtorët e shërbimit të pajisjeve të ajrimit. Sot, kjo minierë ajroset me ajrim artificial mbi bazën e një projekti ajrimi, i cili rishikohet çdo vit sipas ndryshimeve të punimeve minerare. Në zbatim të këtij projekti, rrymat e ajrit lëvizin sipas skemave të paracaktuara, duke çuar sasitë e nevojshme të ajrit në frontet e punës.
– Është bërë zëvendësimi i mënyrës së plasjes së minave, duke eliminuar flakën e hapur gjatë plasjes së minave me atë elektrike, e cila plotëson kushtet e antideflagrancës.
– Është zëvendësuar shpimi i thatë me atë të lagur, kryesisht në punimet e niveleve të thella.
– Ndriçimi individual që përdoret në frontet e punës është plotësisht antideflagrant.
– Vazhdon pezullimi i punës në fronte të caktuara deri në plotësimin e kushteve teknike të antideflagrancës për këto zona.
Është duke u punuar për zëvendësimin e atyre pajisjeve ekzistuese më pajisje të reja që sigurojnë kushte teknike për minierat me regjim gazi.
Janë disa pajisje, të cilat nuk plotësojnë kushtet e antideflagrancës që përdoren në rrymat e ajrit të pastër, dhe është lënë detyrë për zëvendësimin e tyre sa më shpejt më pajisje antideflagrante.