Bulku: Zenica, një “ferr”, por ka edhe më keq

Jun 2, 2011 | 12:39

Ndeshja do të luhet në Zenica, që ka edhe një prej stadiumeve më të nxehta në Ballkan, por kjo nuk i bën fare përshtypje Ervin Bulkut. “Edhe unë luaj te Hajduku i Splitit, që ka një nga tifozeritë më të mirë në Europë, ndoshta edhe më të ‘çmendurat’. Nuk më bën përshtypje fare stadiumi ku do të luaj”, është shprehur mesfushori energjik. “Mendoj se nuk duhet të bëjmë gjithnjë krahasime me të kaluarën. Ne sot jemi në një gjendje të mirë, jemi në pozita të përshtatshme dhe do të luajmë një ndeshje si të barabartë me kundërshtarin. Nuk kemi pse i trembemi historisë, sepse ashtu sikundër nuk ka dy ndeshje identike, nuk mund të ketë as edhe dy histori identike. Personalisht jam optimist. Do të kënaqeshit me barazim? Pse jo? 1 pikë në transfertë të vështirë nuk është dramë, por duhet të kuptohemi drejtë: ne do të shkojmë atje për të dhënë gjithçka dhe për të marrë maksimumin”, tha Bulku.

© Panorama.al

Te lidhura