Bulevardi, Bashkia prezanton projektet finaliste

May 14, 2012 | 11:24
Basha gjatë prezantimit të dy projekteve fituese

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka nisur prezantimin e dy projekteve finaliste për zgjatimin e bulevardit, prej të cilëve do të përzgjidhet edhe projekti fitues.

Kreu i bashkisë, Lulzim Basha, duke vlerësuar procesin si shumë emocionues e të bukur ka deklaruar se përzgjedhja do të shënojë më pas edhe nisjen e shpejtë të punës.

“Kemi diskutuar me grupet e interesit se si mund të maksimalizojmë përfitimet edhe në pjesë të tjera të Tiranës, kemi folur me botën e biznesit për impaktin e menjehershëm për hapjen e mijëra vendeve të punës dhe planet afatgjatë në krijimin e një poli të ri zhvillimi ekonomik”- tha Basha.

Ne gare jane dy kompani të njohura me seli në Britaninë e madhe, ‘DAR’ dhe ‘Grimshaw. Sipas tij, cilësia e projekteve ka qenë e lartë, ndërkohë që bashkia në këto tre ditë do i kushtojë kohë dhe do kërkojë dhe vëmendjen e qytetarëve të Tiranës për të marrë vendimin përfundimtar. “Për ti celur kështu rrugë zbatimit të projektit më domethënës për Tiranën moderne në 50 vitet e ardhshme dhe një prej  celësave për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës”- tha Basha.

Diten e sotme do te behet prezantimi i dy projekteve dhe do te mblidhen pyetjet per secilin. Në 3 ditët e para të kësaj jave në Galerinë e Arteve do të publikohen 2 projektet finaliste dhe përfaqësuesit do te argumentojnë se përse projekti i tyre është më i mirë dhe si i përgjigjet ai parametrave të zhvillimit afatgjatë dhe vizionit për një Tiranë europiane.

© Panorama.al

Te lidhura