
TIRANE- Një delegacion nga Katari ka mbërritur në Tiranë për të bërë vlerësimin e projektit të bulevardit të ri të Tiranës.
Ky delegacion vjen në Tiranë pas mbështetjes që Emiri i Katarit i dha zotit Basha në muajin shkurt të këtij viti.
Gjatë takimit kreu i Bashkisë së Tiranës, ka informuar delegacionin lidhur me konkursin e zhvilluar për këtë projekt, ndërsa ka theksuar se fituesi do të shpallet javën e ardhshme.
Basha tha se menjëherë pas shpalljes së fituesit do të nisë puna për projektin e detajuar, i cili duhet të finalizohet brenda një viti. Nga përllogaritjet faza e parë e këtij projekti mendohet se do të kushtojë 36 milionë euro.
Sipas Bashkisë së Tiranës, përveç bulevardit me gjatësi 1.8 km, ky projekt përmban edhe hapësira urbane të gjelbra, mundësi për investime private në të dy anët e bulevardit, ndërtimin e disa institucioneve publike dhe mbi të gjitha do të mundësojë hapjen e mijëra vendeve të reja pune
© Panorama.al











