Buka, gjobë dyqaneve që e shesin pa letër

May 5, 2012 | 12:53

Dhjetë operatorë në fushën e prodhimit dhe tregtimit të bukës në Tiranë u janë nënshtruar masave administrative me gjobitje e në disa raste edhe pezullim aktiviteti për shkak të mosrespektimit të ligjit lidhur me sigurinë ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar së fundi në seri kontrollesh të vazhdueshme pranë furrave të bukës për të parë zbatimin e një ndër masave të fundit që është aplikuar, siç është ajo e tregtimit të bukës në qese letre. Tirana rezulton të jetë qyteti ku masa e zbatimit ka ende ngërçe, ndërsa në qytete të tjera, siç janë Durrësi, Gjirokastra, Elbasani, Kukësi dhe Berati, zbatimi është arritur 100 për qind. Tirana paraqitet si më problematike për vetë faktin se subjektet që ushtrojnë këtë aktivitet janë të shumta, por nga ana e AKU-t konfirmohet se kontrollet do të vazhdojnë edhe në vijim, duke siguruar një zbatim të plotë edhe për kryeqytetin të masave që lidhen me sigurinë ushqimore për tregtimin e bukës.

© Panorama.al

Te lidhura