BSH, Fullani: Norma e interesit nuk ndryshon

Jul 27, 2011 | 14:11

TIRANE- Norma e interesit mbetet e pandryshuar, nderkohe qe ekonomia ne vend ka themele të shëndosha për zhvillim. Keshtu ka deklaruar sot guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani gate analizes se ketij institucioni per periudhen 6 mujore.

Sipas Fullanit, në aspektin makro-ekonomik, inflacioni është ndikuar nga një sërë aktorësh me intensitet të ndryshëm dhe kahe të kundërt. Ai ka bere me dije se rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit ka qenë 3.4% dhe gjithe treguesit jane pozitive per vazhdimin e rritjes.

“Ne duhet te ndjekim me kujdes informacionin që vjen nga ekonomia, të programojmë në mënyrë realiste duke qenë të qartë se ekzistojnë stimujt për të arritur rritje ekonomike të përshtatshme me kërkesat për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Janë të gjitha mundësitë që të kapim nivelin e vitit të kaluar, por në një hark kohor afatmesëm të kapim një nivel më të lartë”- tha ai.

Fullani ka deklaruar me tej se kredia në lekë ka arritur në nivelin 14% deri në muajin maj, duke shenuar keshtu rritje. Nderkohe sipas analizes se bere shpenzimet publike u rritën me 7.4% dhe se të ardhurat buxhetore kanë qenë të ngadalta.

© Panorama.al

Te lidhura