Brush:Zgjidhjet krijohen në vend,nuk importohen

Jun 17, 2011 | 18:37
Jennifer Brush

Drejtoresha e Çështjeve për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jenifer Brush tha sot se SHBA-të presin që Shqipëria të përfundojë procesin e zgjedhjeve vendore të 8 majit dhe të shohë përpara në të ardhmen e saj.

Sipas zyrtares amerikane, zgjidhjet nuk mund të importohen nga jashtë ato duhet të krijohen në vend.

Duke premtuar mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë, Brush e vuri theksin edhe tek 12 rekomandimet e BE-së, ku sipas saj, Shqipëria duhet të punojë për pëmbushjen e tyre.

Komentet, zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, i bëri komentet gjatë një vizitë në Tiranë, ndërsa takoi një grup studentësh.

© Panorama.al

Te lidhura