Marrëveshja,fusnota me 1244 e mendimi i GJND

Feb 24, 2012 | 14:43
Stefanoviç e Tahiri

BRUKSEL-Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshje për bashkëpunimin rajonal. Lajmin e ka konfirmuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së dikplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.

“Emri i Kosovës do të paraqitet me fusnotën, në të cilën thuhet se ky titull është pa paragjykuar pozicionin mbi statusin dhe është një linjë me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe mendimin e GJND-së mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ka thënë Kocijançiq, për Radion Evropa e Lirë

Ne heret mediat e Kosoves njoftuan se ne Bruksel eshte arritur marrëveshja ndërmjet Prishtinës e Beogradit për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Dita e dytë e raundit të fundit të bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit është përmbyllur në mesnatë. Dialogu ndërmjet palëve ka vazhduar edhe sot.

Çështja më e ndjeshme për diskutim mësohet se mbetet fusnota me të cilën Kosova do të përfaqësohej në forumet rajonale.

Ky raund i dialogut vjen pas disa muajsh ndërprerje, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Autoritetet kosovare kanë këmbëngulur në përfaqësimin e tyre si shtet, përderisa ato serbe kanë insistuar në Rezolutën 1244 të OKB-së.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës është pajtuar që poshtë emrit të Kosovës në forumet rajonale të figurojë fusnota që përfshin edhe 1244-shin.

Marrëveshja e fundit në mes të palëve është ajo për menaxhimin e integruar të kufirit, e arritur në fund të vitit të kaluar, përkatësisht në raundin e tetë të bisedimeve. (rel)

© Panorama.al

Te lidhura