Bruksel, miratohen kushtet e kredisë për Spanjën

Jul 20, 2012 | 20:21

Ministrat e Financave të vendeve të eurozonës sot i kanë miratuar kushtet për kredinë për bankat e Spanjës.

Ministrat e 17 vendeve, ku përdoret monedha euro rane dakord gjatë dy orëve të konferencës telefonike. Ata u pajtuan për shumën e kredisë prej 100 miliardë eurosh, por sasia e plotë e të hollave të nevojshme për fuqizimin e bankave të Spanjës, me gjasë nuk do të dihet deri në muajin shtator, pas vlerësimit individual të bankave.

Kredia kërkon monitorim të ashpër të bankave, që marrin ndihmë. Sipas kushteve të kredisë, qeveria e Spanjës duhet t’i paraqes këtë muaj planet për reduktim të deficitit të buxhetit nën 3% të GDP-së deri në vitin 2014.

© Panorama.al

Te lidhura