Bruksel, Gruevski-Papandreu diskutim për emrin

Jun 23, 2011 | 20:15

BRUKSEl- Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ai grek, Jorgos Papandreu jane takuar ne Samitin e partive popullore evropiane në Bruksel.

Takimi, i paralajmeruar qe gjate paradites nga kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski ka pasur ne qender ceshtjen e emrit, te statujes dhe synon nxitjen e përpjekjeve të reja për gjetjen e zgjidhjes për kompromisin e emrit.

Në takimin e partive popullore evropiane, kryeministri Gruevski është i shoqëruar edhe nga shefi i diplomacisë, Antonio Milloshoski dhe shefi i kabinetit Martin Protugjer.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Gruevski eshte takuar me evrokomisionerin për zgjerim, Shtefan Fule si dhe me zyrtarë të tjerë të BE-së, për të biseduar lidhur me zhvillimet politike në Maqedoni, proceset evrointegruese dhe agjendën dhe prioritetet e Qeverisë së re në Shkup.

 

© Panorama.al

Te lidhura