
TIRANE- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu vlerësoi figurën e Visha Ajazit, drejtorit të sapoemëruar në krye të SHISH, ndërsa akuzoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se ka shpërthyer në stuhi histerike gjoja duke mbrojtur institucionet shtetërore.
Në një deklaratë për mediat, Bregu tha se opozita kërkon kushtetutën sundimit të pakicës, por sipas saj, koha e etërve të tyre nuk do të kthehet më.
Ministrja e Integrimit i kujtoi Ramës se SHISH është një agjenci e ekzekutivit, dhe se largimi i Bahri Shaqirit është kryer në përputhje të plotë me ligjet pas 8 vitesh në krye te këtij institucioni.
Bregu solli në vemëndje qeveritë socialiste, të cilat sipas saj kanë ndërruar 3 drejtor të këtij shërbimi, duke mos nguruar të venë në krye edhe, Fatos Klosin, mbi të cilin rëndojnë akuza të rënda.
Bregu vlerësoi maksimalisht figuron e Visho Ajazit, duke sjellë në vëmendje të gjithë aktivitetin e tij brenda dhe jashte vendit, duke shtuar se , “qeveria ka besim të plotë se Visha Ajazi ka të gjithë kapacitetin dhe përkushtimin për të përmbushur më dinjitet detyrën e dhënë dhe të besuar nga Presidenti”
© Panorama.al











