Brazil, noterët mbrojnë ligjërimin e martesës treshe

Aug 30, 2012 | 12:49

Mes çudirave të kësaj bote, tani po konsiderohet normale edhe martesa mes tre personave. Nuk ka lidhje me kulturën e vendeve islamike, ku një burri i lejohet të martohet me disa gra nga ana fetare dhe ajo ligjore. Ngjarja ka ndodhur në shtetin Sao Paolo, Brazil, një nga vendet më katolike të botës, ku mbrohet fort ideja e martesës mes një burri dhe një gruaje. Tre muaj më parë, një notere bashkoi në martesë një burrë me dy gra. Klaudia do Nashimento pretendon se ligji përcakton qartë konceptin e martesës, por jo numrin e personave që hyjnë në këtë marrëdhënie juridike. Kisha e ka kundërshtuar lidhjen si amorale e të jashtëligjshme, por shumë juristë mendojnë se ky është momenti i duhur për të njohur zyrtarisht atë që ka ekzistuar prej kohësh, lidhjen në martesë të më shumë se 2 personave.

© Panorama.al

Te lidhura