“Brazil i frikshëm, por ishte kundërshtar modest”, Duro: Do jetë më e vështirë me Argjentinën

Dec 5, 2022 | 23:39
SHPËRNDAJE

Panoramasport.al/ Shpëtim Duro beson se diferenca e madhe mes Brazilit dhe Koresë së Jugut i jepte mundësinë “seleçaos” që të tregonte spektaklin e tij sulmues në ndeshjen që fitoi me shifrat 4-1. Por në “Qatar N’24” në “News 24”, trajneri i njohur parashikon telashe më të mëdha nëse del përballë Argjentinës në gjysmëfinale.

bandicam 2022-12-05 22-57-08-766

“Fitorja e Brazilit pritej se kishte një kundërshtar modest dhe sikurse u zhvillua ndeshja, ishte shumë superior. Bukuria më e madhe ishte te ndeshja tjetër, Kroaci-Japoni që kishte ekuilibër dhe rivalitet dhe fati te penalltitë bëri të kualifikohet Kroacia.

Brazili ka qenë gjithmonë spektakolar, por është një skuadër shumë e fortë, kompakte, ka forcuar shumë momentin kur Brazili humb topin. Është skuadër që pozicionohet mirë në fushë dhe nuk i lë hapësira kundërshtarëve, një Brazil aq i fortë bëhet shumë i frikshëm se të shënon në çdo moment. Duke patur individualitete në skuadër, atë ka të bukur çorientimin taktik, shënonte dhe krijonte probleme mbrapa. Brazili është shumë i fortë, shumë kompakt si skuadër. Vetëm kur ishte 4-0 sigurisht që nuk ka më vlera e toleroi pak.

Ndeshjet në vazhdim janë me sistem eliminimi dhe janë të rrezikshme, por ai është i organizuar dhe kompakt në të gjithë repartet e lojës, është pretendent kryesor.

Ka të bëjë edhe tradita e përballjeve, me Argjentinën nuk e ka të lehtë Brazili, se kanë traditën e rivalitetin gjithë kohën. Ndaj e shoh më të vështirë. Por e them se Mesi bën diferencën te Argjentina, por si skuadër Brazili është shumë më i kompletuar”, tha Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura