“Braçja mos hajë shumë m** (miza)”- Ina Zhupa reagon pas mbylljes së seancës së Kuvendit: Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec! Rama ka thënë në foltore…

Dec 5, 2024 | 13:37
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas mbylljes së seancës parlamentare në Kuvend, ku u shpreh se i qëndron fjalëve që tha ndaj ligjvënësit socialist Erion Braçe.

Ina Zhupa-Erjon Brace

Ina Zhupa, në një deklaratë jashtë Kuvenit, u shpreh se nuk lejon asnjë burrë ta ofendojë dhe “jo më një burrec”, referuar Erion Braçes.

Ndërsa iu drejtua deputetit socialist duke thënë se “Braçja mos hajë shumë m** (miza)”, duke shtuar se nuk tremben nga askush nga maxhoranca.

Deputetja Zhupa deklaroi se “nëse ka një fjalor për t’u dënuar është i Ramës, që e ka përdorur m***, si m*** dhe na ka thënë të gjithëve plehra”.

Ina Zhupa: Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më një burrec së pari. Së dyti gjithçka që u tha në atë Parlament është publike, i qëndroj fjalëve të mia, i qëndroj 100% asaj që thashë, i qëndroj edhe akuzave për dështimin e kësaj maxhorance në arsim.

Unë asaj interpelance i qëndroj dhe fjalorit, edhe asaj që i thashë Braçes që të mos hajë shumë miza se sinqerisht i qëndrojmë përballë dhe nuk trembemi jo nga Braçe por nga askush tjetër në këtë maxhorancë që di vetëm krimin, ofendimin dhe nëse ka një fjalor për tu dënuar është i Ramës. Që e ka përdorur m, si m dhe na ka thënë të gjithëve plehra. Të marrin masa për Ramën e Braçen.

LEXONI EDHE: 

Interpelanca Kuvend/ Grupi i PS braktis sallën e Kuvendit, Ina Zhupa quajti Erion Braçen si ‘kone’, ‘të ha m** goja’!

“Deputet pleh, i thotë një kolegie ‘ruse’”- Ofendimet në Kuvend, shpërthen Gazment Bardhi: T’ju vijë turp! Spiropali: Kërkoj unë falje në emër të të gjithëve

Përplasje në Kuvend/ Ina Zhupa i afrohet Niko Peleshit: Gruas tënde i thua ruse? Deputeti i PS: Kërko falje

“O Erion t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”- Braçe e quajti ruse, Zhupa i përgjigjet deputetit të PS! Ligjvënësi socialist: Fytyrë e keqe, mbaje gojën…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura