
TIRANË- Deputeti socialist, Erjon Brace duke falënderuar të gjithë ata socialistë që menduan dhe propozuan emrin e tij si kandidaturë për kreun e PS-së për Tiranën ka deklaruar se për të bërë punën në parti, nuk i duhet as ofiqi e as karrikja.
“Unë jam socialist! Për të bërë punën e militantit në këtë parti, ashtu si secili prej jush dhe si cdo ditë deri më sot, nuk më duhet ofiqi apo karrikja! Socialist je, nuk të bën karrikja!”- shkruan Brace në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, prioriteti eshte gjithnje i njejte: Beteja me regjimin e korruptuar, kriminal e antipopullor te Sali Berishes; ndertimi i nje alternative te re, konkrete, te ndershme e gjithperfshirese, vecmas per shqiptaret e rinj dhe perfaqesimi cdo minute i beratasve, kucovareve, skrapalinjve.











