TIRANE- Nderkohe qe opozita e ka dhene qendrimin e saj per bojkot te veprimtarise se Kuvendit, nenkryetari i Grupit te PS-se, Erjon Brace shprehet se prej dy javesh 64 deputete heshtin e presin.
Reagimi vjen permes faqes se tij ne rrjetin social, “Facebook” ku ai thote se dy jave kane ikur kot dhe gjate kesaj kohe deputetet e PS-se nuk bejne opozite.
“Dy jave iken kot! 64 deputete qe rrine! heshtin e presin! javen e pare, Berisha rriti borxhin, mori nje super hua. Nisi shpronesimin-privatizimin e hidrocentraleve. Kete jave, Berisha iu kthye gjykatave, po i rimodelon si do, ne nivelin me te larte te tyre”, shkruan Brace ne Facebook.











