Kryeministri Edi Rama është shprehur se mbyllja e rrjetit social TikTok është ndihmë, por jo zgjidhje, duke kërkuar më shumë bashkëpunim mes prindërve dhe mësuesve për edukimin e fëmijëve.
Rama u shpreh se fëmijët botën virtuale e sjellin në atë reale, duke kryer edhe akte të rënda kriminale si vrasje.
Edi Rama: Jeta virtuale ka efekt deri në shëndetin mendor të fëmijëve. Botën virutale përpiqen ta sjellin në botën reale, duke krijuar edhe akte të rënda kriminale. Sikur, faktikisht zgjat aventurën e ekranit në jetën reale ku arrin deri edhe të vrasësh, e të mos kuptosh se çfarë ke bërë
Bllokimi i TikTok është ndihmë, por jo zgjidhje. Duhet përfshirje e drejtpërdrejte e familjes, shkollës, dhe të dyja pastaj bashkë, prindër, mësuesit, dhe institucioneve të tjera.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al