Borxhi, qytetarët blenë 34 milionë dollarë bono

Aug 30, 2012 | 13:27

Ministria e Financave

Tërhiqen bankat, individët rrisin pjesëmarrjen në financimin e deficitit.

Kërkesa rekord në ankandin e fundit, interesi 7.1 për qind.

Llogaria është e thjeshtë. Interesi i investimit në bono thesari është më i lartë sesa interesi i çfarëdo depozite me çfarëdo afati të ofruar nga bankat e nivelit të dytë. Dhe, kur bëhet fjalë për kursimet apo financat personale, të gjithë duan të maksimizojnë fitimin. Në ankandin e fundit të bonove të thesarit, ose të borxhit që merr qeveria për të financuar deficitin e buxhetit të shtetit, u pa qartë se individët kanë filluar të interesohen shumë për diferencat mes interesit që do fitojnë për investimin e tyre. Shifrat e dhëna nga Ministria e Financave tregojnë se në ankandin e fundit kërkesa jonkonkurruese, pra jo e bankave të nivelit të dytë, arriti në 3.4 miliardë lekë, ose rreth 34 milionë USD. Sipas ligjit, “Kërkesa jokonkurruese” nënkupton kërkesën në të cilën shprehet vetëm shuma e pjesëmarrjes në ankand.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura