Komuna te thella te bllokuara dhe rruge te kalueshme me veshtiresi per shkak te reshjeve te bores, ngrices apo eres se forte. Kjo eshte edhe sot situata ne shume pjese te vendit.
Ministria e Puneve Publike dhe Transportit ka njoftuar ne oret e mbremjes lidhur me gjendjen e rrugeve ne te gjithe vendin. Sugjerohet paisja me zinxhire e te gjitha drejtuesve te automjeteve
D.R.Rr. Berat: Nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve.
D.R.Rr. Dibër: Vazhdon të fryjë erë e fortë, furtunë. Aksi rrugor Ura e Skurajve-Burrel pa zinxhirë; Burrel-Q.Bualli është I kalueshëm vende–vende me zinxhirë. Q. Bualli -Ura e qytetit është I kalueshëm me zinxhirë; në Bulqizë vazhdojnë stuhitë e bores dhe punohet nga firma kontraktore vazhdimisht për të mbajtur aksin të kalueshëm; Ura e Qytetit-Ura e Topojanit-Peshkopi është I kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor Peshkopi -Muhurr- Q. Draj është I kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor Ura e Cerenecit-Stëblevë në seg. Ura e Cerenecit–Ostreni Vogël është I kalueshëm me zinxhirë me vështirësi, OstreniVogël-Stëblevë është I bllokuar, (trash.eborësmbi 2m).
D.R.Rr. Durrës: Nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve.
D.R.Rr. Elbasan: Në Q.Krrabë(Km 29)-Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Q.Thanë qarkullimi kryhet pa probleme.AksiK/LabinotFushë- Monument Bizë I kalueshëm deri në Q.Rrenc, seg. Në vazhdim është I bllokuar, trashësia e borës 50cm. Aksi Librazhd-Stëblevë qarkullohet me zinxhirë deri në F.Studë, pjesa në vazhdim deri në Stëblevë (2km) është I bllokuar, trashesia e debores mbi 1 m. Po punohet për hapjen e këtij segmenti.
D.R.Rr. Fier: Nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve
D.R.Rr. Gjirokastër: Aksi Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, Përmet-Çarshovë,Jorgucat-Q.Muzinë qarkullohet pa probleme.
D.R.Rr. Korçë: Reshjet e reja te debores te filluara rreth ores 04:00 te mengjesit vazhdojne ende te bien me intesitet me te ulet por te shoqeruar me erera te forta. Jane kryer punime kryesisht per pastrimin e debores dhe kriposje ne akset rrugore. Trashesia varion 10cm -15 cm, me shtrirje ne gjitherajonin e Korçes. Ne vendet ku fryn ere e forte trashesia varion 70cm-100cm. Segmentet me problemtike jane Q.Qarrit ne aksin rrugor Korce-Q.Qarri-Erseke-Leskovik; segmenti Sovjan – Petrushe ne aksin Korce-Q.Plloce si pasoje e eres e cilavazhdon te fryje ende duke sjelle debore ne rruge. Ne rrugen e Dardhes km10, rruga eshte e bllokuar, trashesia e debores mbi 1m e sjelle ne rruge nga era e forta e cila vazhdon te fryje ende. Rekomandohet perdorimi I zinxhireve ne Q.Plloce–Cangonj, Voskop -Voskopoje. Ne akset e tjera rrugore kryesore qarkullimi pa zinxhirë si Q.Thane – Q.Plloce; K/Zemblak-Dog.Gorice; Cangonj-Dog.Kapshtice; Maliq – Lozhan. Po mbahet kontakt I vazhdueshem me firmat kontraktore te performances per ndjekjen ne vijimesi te situates e cila parashikohet te jete me reshje debore dhe ere .
D.R.Rr. Kukës: Rreshjet e bores kanë pushuar .Situata është e vështirë duke pare intensitetin e erës, e cila bën grumbullimin e borës në shumës egmente duke e bllokuar rrugën menjeherë edhe në vendet që sapo janë pastruar. Në autostradën dalje Tuneli- F.Dukagjin-Morinë qarkullohet me zinxhirë. Aksi Kukës-Q.Shllak qarkullohet me zinxhirë. Kukës-Krumë qarkullohet me zinxhirë, Aksi Kukës- Draj Reç qarkullohet me zinxhirë. Krumë- Q.Prush qarkullohet pa zinxhirë. Aksi Kukes-Topojan-Shishtavec eshte ne invetar te Qarkut Kukes por po punohet nga DRRr Kukes. Aktualisht ne aksin Kukes-Topojan qarkullohet me zinxhire, ndersa ne Topojan-Shishtavec është I bllokuar.
Në Tropojë për momentin kemi problem thuajse në të gjitha akset për shkak të erës së forte që e çon boren edhe në vendet e sapo pastrura. Qarkullimi kryhet me shumë vështirësi, me zinxhirë. Aksi Krumë-Bajram Curri deri në Q.Luzhë qarkullohet me zinxhirë, më tej I bllokuar në Q.Luzhë është mbi 2m borë. Aksi Fierzë- Q.Morinë qarkullohet me zinxhirë. Q. Morinë- B.Curri-Fierzë qarkullimi kryhet me zinxhirë. Vazhdon puna pa ndërprerje për përmirësimin e qarkullimit.
D.R.Rr. Lezhë: Në aksin kryesor në autostradë, seg. Rrëshen- Hyrje e Tunelit qarkullimi kryhet me zinxhirë, po punohet për shpërndarjen e kripës. Seg. Rreps- Shpal (lidhja e autostradës me Rrëshen-Qafë Benë) dhe në Qafë Benë qarkullohet me zinxhirë.
D.R.Rr. Shkodër: Rreshjet e bores kanë pushuar. Qafa Laç- Q. Qelë qarkullohet me zinxhirë. Aksi Qafa Laç- Koman qarkullohet me zinxhirë. Malësi e Madhe: Aksi Dedaj- Razëm qarkullohet pa problem deri në fshatin Vrish, seg. në vazhdim deri në Razëm qarkullohet me zinxhirë. Aksi D/Laç-Koman qarkullohet me zinxhirë. Në rrethin e Pukës: Ka rreshje bore dhe presence akulli. Aksi Q.Qelë- Pukë qarkullohet me zinxhirë, F.Arrez-Q.Mali qarkullohet me zinxhirë, tek gropat e bitumit rruga është bllokuar nga orteqet. Edhe Q.Mali- Q.Shllak dhe Q.Mali- Fierzë janë bllokuar për shkak të ortekëve. Punohet intensivisht për përmirësimin e situates. Kryqëzim Hadroj-Q.Benë qarkullohet me zinxhire vetem ne 4 Km Q.Benë dhe 4 Km Kryqëzim Hadroj, ne pjesen tjeter qarkullohet pa zinxhire.
Tërheqim vëmëndjen për drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë per shkak të trashësisë së madhe të bores, veç kësaj të jenë të vëmëndshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.
D.R.Rr. Tiranë: Në aksin Tiranë- Q.Krrabë (Km 29) qarkullohet pa probleme. Nëse g. Trau Dajt- Vilat Qeveritare qarkullohet pa probleme, në vazhdim deri në Q.Mollë qarkullohet me zinxhirë.
D.R.Rr. Vlorë: Nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve.
Rruga Milot–Kalimash: Rreshjet e bores kanë pushuar, por vazhdon të fryjë erë e fortë. Nëse g.Milot-Rrëshen qarkullimi I mjeteve kryhet pa probleme, në vazhdim Rrëshen-F.Dukagjin (Kalimash) qarkullimi I mjeteve kryhet me zinxhirë (ne 80% te rruges pa zinxhire dhe pjesa tjeter me zinxhire). Punohet per permiresimin e qarkullimit me mjete dhe kripe.
© Panorama.al











