Bogdanoviq: Shqipëria e Madhe, rrezik për rajonin

Jun 19, 2011 | 12:21

BEOGRAD – Krijimi i një “Shqipërie të Madhe” do të dëmtonte jo vetëm serbët, por edhe vendet e tjera fqinje, ka thënë ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq.

Ai shtoi se kjo do të destabilizonte tërë rajonin dhe se qeveria serbe është kundër formit të ccdo vendi joreal.

“Është e njohur se që prej “Lidhjes se Prizrenit”, shqiptarët kanë tendencë për të krijuar një ‘Shqipëri të Madhe” dhe kjo nuk është asgjë e re. Por tani të gjithë e dinë se sa i rrezikshëm është një projekt,”tha ministri për të përditshmen e Beogradit, “Vecernje Novosti”.

“Deklarata e paligjshme e pavarësisë së Kosovës ishte vetëm hapi fillestar nga shqiptarët në formimin e mozaikut të ” Shqipërisë së Madhe”- citohet nga gazeta Bogdanoviq.

I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet që urgjentisht të dërgojë një alarm paralajmërimi, shtoi ai.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të merret seriozisht me këtë problem dhe të parandalojë krijimin e disa shteteve joreale në territorin e një shteti tjetër sovran dhe i njohur ndërkombëtarisht,”- theksoi ministri.

© Panorama.al

Te lidhura