Bobby Brown, një libër për Whitney

Feb 26, 2012 | 13:05

Thyen marrëveshjen e divorcit.

Pas videos së funeralit vënë në shitje nga familja e Whitney Houston, ish-bashkëshorti i saj, Bobby Brown, deklaron se do të publikojë një libër-rrëfim. Sipas “Huffington Post”, ideja i ka lindur qysh katër vjet më parë, në vitin 2008, një vit pas divorcit të tyre, por gjatë kësaj periudhe jeta e këngëtares nuk shfaqte ndonjë interes të madh.
Vdekja e saj dy javë më parë në një dhomë hoteli në Los Angeles ka kthyer vëmendjen ndaj saj. “Whitney nuk ishte më nën projektorë asokohe. Por sot, pas vdekjes së saj tragjike, situata ka ndryshuar. Sot ka ardhur koha të sjellim një këndvështrim të ndershëm mbi jetën e Whitney”, ka deklaruar një botues në “Huffington Post”. Por që të mund të publikojë këtë vepër mbi jetën e tyre të përbashkët, Bobby Brown-it do t’i duhet të shmangë njërën prej pikave mbi konfidencialitetin, nënshkruar me rastin e divorcit. Kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim që pasojat të mos binin edhe më mbi vajzën e tyre Bobby Kristina. Whitney Houston dhe Bobby Brown kanë pasur një lidhje të vështirë për 14 vjet, përpara se të divorcoheshin në vitin 2007. Një histori, që sipas familjarëve të divës së muzikës pop-soul, shkaktoi edhe rënien e saj.

© Panorama.al

Te lidhura