Në Gjermani u arrit me sukses të përcillej mesazhi anti nazizmit mes të rinjve të ekstremit të djathtë. Shumë pjesëmarrësve të një koncerti rok, i organizuar nga partia e ekstremit të djathtë, NPD, u janë dhuruar bluza të zeza me një stemë të madhe me shkrimin “Hardcore”. Bluzat u pëlqyen shumë nga të rinjtë, edhe për faktin se ishin falas. Shumë prej tyre i morën në shtëpi. Por me larjen e parë, erdhi surpriza: shkrimi “Hardcore” u zhduk me t’u lagur nga uji dhe pas tij qëndronte mesazhi: “Atë që mund ta bëjë bluza jote, mund ta bësh edhe ti. Ne të ndihmojmë të çlirohesh nga ekstremi i djathë”. Në koncert, ku merrnin pjesë rreth 600 kokëqethur neonazistë, janë shpërndarë 250 prej këtyre bluzave”.











