Bllokimi në Egjipt, ndalohet shefja e agjencisë turistike

Aug 12, 2012 | 14:25
Spoti i agjencisë për udhëtimet në Sharm El Sheik të Egjiptit

Agjencia turistike “Pasha Holiday” përballet me pasoja ligjore pas ngjarjes së ndodhur me 180 pushues shqiptarë, të cilët kanë mbetur të bllokuar në Egjipt prej tri ditësh.

Policia e Tiranës shoqëroi dje për disa orë pronaren e agjencisë së udhëtimeve, shtetasen Arselina Kërthoci. Zëdhënësja e Drejtorisë së Tiranës, Alma Katragjini, tha se sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar të Policisë filloi procedimin penal për shoqërinë turistike “Pasha Holiday”, për veprën penale të mashtrimit. Sipas deklaratës së Policisë, dyshohet se kjo kompani ka mashtruar një numër të konsiderueshëm turistësh, duke i lënë ata në Sharm e Sheik në Egjipt, pasi turistët kanë kryer pagesat e paketës turistike, duke mos i siguruar më pas rikthim për në Shqipëri. Në kuadër të hetimit, “është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Tiranës pronarja e kësaj agjencie, shtetasja Arselina Kërthoci, lindur në Tropojë e banuese në Tiranë, e cila po jep deklarime lidhur me këtë çështje”, tha Policia. Sipas saj, në lidhje me ngjarjen po vazhdojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur bllokimi i turistëve në Sharm El Sheik. Burime të Policisë kanë thënë se për hetimin e kësaj ngjarjeje shërbeu denoncimi i bërë publik në media nga personat…

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama, versioni print)

© Panorama.al

Te lidhura