Është gjithmonë i angazhuar me projekte të shumta, por gjithmonë gjen kohë dhe mundësi të vizitojë palestrën për të pasur një trup shumë në formë. Ai është një nga meshkujt më seksi që ka ekrani shqiptar. Aktori i njohur, Blerim Destani, tregon se ushtrohet gjithmonë për të pasur linjat trupore më të mira. ”Kuptohet që ushtroj për trupin tim, që të ndihem më mirë”, thekson aktori Destani, duke shtuar se kur bëhet sport ke më shumë potencial fizik për gjithçka, madje edhe marëdhëniet e rregullta seksuale ndikojnë për një fuqi më të mirë trupore. I pyetur rreth asaj se sa ndikojnë tek ai marrëdhëniet seksuale, Blerimi përgjigjet: ”Shumë ndikojnë, deri tani askush s’është ankuar për cilësinë”.











