Blerim Destani: Lidhja ime me Aritën ka ekzistuar vetëm në fantazinë e saj

Jul 23, 2011 | 15:36

Aktori i njohur Blerim Destani gjithmonë zë vend në media për projektet e mëdha të cilat i lançonh herë pas here, por shpesh herë edhe për thashetheme të ndryshem të cilat lidhen me jetën e tij private. Në një intervistë që “Panorama plus“ realizoi me aktorin, ai tregon për projektin
filmik në Holandë, kampanjën për “Red&Black“ së bashku me Lorik Canën
dhe Eliza Dushkun, pastaj rrëfehet edhe mbi intervistën e Arita Fejzullahut dhënë javë më parë, për marrdhënien me Albana Osmanin dhe shumë gjëra të tjera. T’i zbulojmë së bashku…
Blerim si ishte të pozoje krah një modeleje seksi?
Ishte një angazhim profesional, dhe si çdo angazhim për mua, përkushtimi maksimal është i domosdoshëm. Në fillimet e karrierës sime kam pasur momente kur ndjenjat më duhej t’i kontrolloja më shumë, por tani jam në
një fazë kur ato më janë bërë pjesë e punës. Edhe unë edhe modelja seksi, e bëmë punën që dimë ta bëjmë, më së miri.

A do ju kishte penguar fakti që femra me të cilën do të lidheshit në martesë të jetë e njohur?
Vetë fakti që ajo do të jetë gruaja ime, edhe po të mos ishte e njohur do bëhej falë meje.

Pajtoheni me thënien se një mashkull kur ka në krah një femër ndihet i sigurtë?
Nuk di a mund të thuhet më i sigurt, por më i plotësuar, po. Mashkulli kur ka në krah një femër ndjehet më i plotë pasi femra i plotëson disa dimensione që i mungojnë. Më pëlqen mendimi që çdo mashkull apo femër në jetë e kërkon atë gjysmën që i mungon. E kërkon për t’u ndjerë i plotë.

Çfarë jeni duke punuar momentalisht, cilët janë projektet të cilat do t’i shpalosni së shpejti?

Sapo kam perfunduar xhirimet në Holandë të filmit “Gone back” Të regjisorit
Ernest Meholli dhe jam në përgatitje të një filmi gjermano austriak që do xhirohet në Vjenë. Së shpejti do të fillojë prezantimi i filmit “Berlin
Project” dhe jam shumë kureshtar të shoh se si do të komunikoj ky film me publikun pasi fjala është për një film shumë jokoncencional. Gjithashtu jam në negociata për një mega – film me përmasa të mëdha edhe nga ana e produkcionit edhe nga ana tematike. Por për këto kur të vijë koha, nuk dua të flas para kohe.

Po në biznesin e tekstilit si ecën puna, sa është zgjeruar ky biznes dhe sa fitimprurës është këtu tek ne kur dihet që kriza ekziston gjithandej?
Jam shumë i kënaqur me zgjerimin e punës dhe prezantimin e prodhimeve nëpër tregje ndërkombëtare. Është një sferë e biznesit që nuk ka krizë asnjëherë dhe jam i  lumtur për këtë.

Keni thënë se si imazh tek “Red&Black” do e merni edhe Eliza Dushkun dhe Lorik Canën, deri ku kanë arritur bisedimet me ta dhe kur do të realizohet kampanja?

Patjetër. Kampanja promovuese do të realizohet së shpejti.

Njëherë Angela, e tani Albana Osmani, cilën do e kishit zgjedhur si person të jetës?
Këto janë gjëra që përfolen nëpër media, ajo që mua do të ma rrëmbejë zemrën, apo atë që unë do e kisha zgjedh, së pari do ia them asaj, e më
pas mediave. Prandaj për gjëra të tilla nuk deklarohem përderisa asnjëra nuk e ka marrë këtë lajm nga unë.

Përveç se e keni mikeshë, çfarë tjetër ju lidh me Albana Osmanin? Ju tërheq si femër?
Albanën e kam mikeshë, e respektoj si person me shumë integritet personal dhe profesional.

Këto ditë është bërë përsëri aktuale mardhënia juaj me Arita Fejzullahun, ajo ka deklaruar se keni qenë në lidhje dhe se ka shumë dëshmi dhe është ndarë se e keni tradhëtuar. Si është e vërteta?
Ajo në media është prezente vetëm me deklarata të tilla. Jam i lumtur që në
deklaratën e fundit emri im u përmend në kohë të shkuar pra sipas asaj “lidhja jonë imagjinare paska përfunduar”. Sipas asaj deklarate del se unë në dy vitet e fundit nuk paskam bërë gjë tjetër vetëm se qenkam ndarë prej saj “duke e tradhëtuar” dhe përsëri ribashkuar!? Vërtetë për të qeshur! Por, edhe kjo
deklaratë më bëri të lumtur pasi emri im nuk do të përmendet më në kontekste të tilla, pasi vendin tim e paska zënë Loriku. Nëse edhe kjo
lidhje është e vërtetë atëherë u dëshiroj gjithë të mirat.

“Ai është një ujk dhe do të mbetet i tillë. Edhe nëse martohet tradhëtari mbetet tradhëtar”, kështu ka deklaruar ajo në një gazetë, çfarë do i komentoni asaj në këtë rast?
E thashë edhe më lart, kjo ka qenë një lidhje imagjinare në fantazinë e saj. Dhe çdo gjë që përmendet mbi një lidhje të tillë imagjinare është fryt i fantazisë së bujshme.

BLERAND REXHEPI

© Panorama.al

Te lidhura