
Bleona Qerreti ka përgënjeshtruar një e-mail i cili u është dërguar miqve në emër të saj.
Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Bleona Qerreti ka shpjeguar se dikush ka hakuar e-mailin i saj, nëpërmjet të cilit ka dërguar një e-mail ku thotë se “jam në Londër dhe më duhen para”.
Asgjë nuk është e vërtetë në këtë e-mail, shkruan Bleona, duke qetësuar ata të cilët e kishin marrë e-mailin si të vërtetë.
Ajo është munduar të marrë më të mirën nga kjo histori, duke thënë se, gjithsesi është mirë të shikosh se kam kaq shumë shokë, sepse nuk më ka pushuar telefoni.
Bleoan Qerreti ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përpjekje për të depërtuar në tregun amerikan të muzikës. Së shpejti pritet që ajo të lançojë në treg albumin e saj të parë të realizuar në SHBA.
“Vetem dua tju bëj të ditur se udhetimi im ne Londer ka qene nje katastrofe. Isha duke kaluar nje kohe fantastike deri mbreme kur humba të gjitha paratë, kartat e kreditit dhe telefonin. Ishte nje eksperience e frikshme, pasi u godita në pjesen e pasme të shpines, ndërsa ndodhesha në një klub. Jam ende gjallë dhe kjo është e rëndesishme, por tani kam mbetur pa para dhe kam nevoje për ndihmen tuaj. Dua të më dergoni disa para, dhe ju premtoj se do tua kthej përseri sa po të kthehem në shtepi. Ju lutem me njoftoni se çfarë do bëni. Bleona Qerreti”- shkruhet ne e-mailin derguar miqve dhe disa redaksive te lajmeve.
© Panorama.al











