Bleona, Bleona dhe prapë Bleona. Meqenëse nuk ia ka dalë asnjëherë që ta bëjë emrin e saj kaq të bujshëm përmes muzikës, siç të gjithë po hamendësojnë, po ia arrin ta bëjë me gjithfarë mënyrash të tjera. Dy ditë më parë e në vazhdim, të gjithë ata që ishin përpara kompjuterit, klikonin në Youtube, por edhe në faqe të tjera që e kishin hedhur tashmë videon, performancat nudo të Bleona Qeretit, teksa ndërrohej në prapaskenë, për t’u bërë gati për këngën e radhës. Nuk dimë nëse ata që e kanë parë këtë video, e kanë kuptuar apo jo se ç’nevojë ka që të “masazhos”’ veten për disa minuta, përpara se të veshësh të mbathurat, për më tepër në prani të njerëzve të tjerë. Megjithatë, pa i hyrë analizave të saj, një ditë më vonë, Bleona ka reaguar në faqen e saj në Facebook, duke ju kërkuar ndjesë të gjithë fansave, që mesa duket qenkërkan shokuar, sikur të mos donin ta shihnin ashtu!!! Nga sa thuhej, i ashtuquajturi fans, paskësh çarë çadrën ku këngëtarja po zhvishej gjatë koncertit në Shkodër, dhe kishte filmuar idhullin e tij. Për çudi, asnjëri prej të pranishmëve nuk e kishte vënë re këtë hyrje të paftuar të personit të panjohur, dhe e kishin lënë të filmonte në rehatin e tij. Sidoqoftë, Bleona, përmes statusit të saj, ju lutet ta mirëkuptoni. Ja, lexojeni vetë: “Miqtë e mi, sikundër e keni parë, këto dy ditë në internet po qarkullon një video, me përshkrimin “Bleona Nudo”. Siç besoj e keni kuptuar, parë edhe ju, ajo është një video e xhiruar me celular nga një person (s’di në duhet ta quaj fans), i cili pasi e ka kryer vjedhurazi këtë regjistrim, e ka shpërndarë në YouTube dhe rrjete të tjera. E ndjeva të nevojshme ta bëja këtë sqarim për të gjithë fansat që po më shkruajnë ‘non-stop’ në Facebook. Unë kam qenë duke u bërë gati për performancën e radhës që kisha në Shkodër, kur ky person ka çarë çadrën ku ne kishim improvizuar dhomën e ndërrimit dhe ka bërë këtë video, e cila na ka shkaktuar shqetësim mua, familjes dhe fansave të mi. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Bleona”.
Nuk keni ç ’bëni, duhet ta mirëkuptoni, tek e fundit, nuk i ka ajo në dorë pabesirat që i bëjnë! Nuk ka për të ndodhur më!
[portfolio_slideshow]











