Blendi Klosi prezanton për herë të parë Aronin

Jun 4, 2011 | 12:13

Edhe pse ai është një baba i ri që i pëlqen shumë të shëtisë djalin e tij me karrocë, kjo është hera e parë që vendos t’ua prezantojë miqve të tij, fëmijën e tij të parë që quhet Aron. Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka postuar një foto në Facebook ku ka pozuar bashkë me të birin, që erdhi në jetë nëntorin e vitit të kaluar. Blendi dhe Nora Klosi e sollën në jetë fëmijën e tyre të parë pak vite pas martesës, një ceremoni madhështore me shumë të ftuar në Tiranë. Emri i tij tingëllon shumë i veçantë, por për këtë ata e kanë dhënë një shpjegim të tyre. Aron është emri i përmbysur i Norës, ndaj Blendi ka zgjedhur t’i vërë djalit të tij të parë këtë emër kaq shumë special. Ideja për këtë emër ishte e vetë atij, ndërkohë që i ka tingëlluar shumë bukur si emër edhe Norës. Pas sjelljes në jetë të djalit, Nora u kujdes për pak kohë duke mos preferuar të marrë dado, ndërsa i është rikthyer punës në televizionin “Klan”.

© Panorama.al

Te lidhura