Bledi Shkëmbi është shkarkuar nga Tirana, ja kush ia komunikoi vendimin trajnerit

Nov 5, 2024 | 13:14
SHPËRNDAJE

Bledi Shkëmbi nuk është më trajneri i Tiranës. Lajmi i është komunikuar nga vetë Grent Halili i cili ka rol drejtues në klubin bardheblu.

SHKEMBITani pritet të zgjidhet vetëm çështja e kontratës pasi ai nuk ka dhënë dorëheqjen dhe mund të përsëritet historia e Orges Shehit.

Rikujtojmë që Shkëmbi e mori drejtimin e Tiranës në qershor. Kështu aventura e tij te kryeqytetasit zgjati pesë muaj. Gjatë kësaj kohe, trajneri korçar ia doli të marrë vetëm një fitore në ndeshje zyrtare teksa spikatën barazimet e shumta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura