Biznesmeni Rezart Taçi mohon interesin për Vllazninë

Aug 23, 2011 | 12:02

Pas largimit të Valter Fushajt nga presidenca e Vllaznisë janë përmendur shumë emra biznesmenësh si të interesuar për të investuar te shkodranët. Edhe pse në ambientet e klubit përflitej për emrin e Rezart Taçit, ky ka rezultuar thjesht një thashethem i tyre. Biznesmeni ka mohuar të jetë i interesuar për të investuar te “Vllaznia” dhe se zërat që qarkullojnë, përfshirë njerëz të afërt të kryetarit të Bashkisë, nuk janë aspak të vërtetë. Për më tepër, dje Bashkia bëri të ditur se do pranojë investimet e biznesmenëve në muajin janar, ndërsa është e aftë ta administrojë e vetme klubin për disa muaj, pas përcaktimit të fondit.

© Panorama.al

Te lidhura