BiznesAlbania, pakt me BiznesMacedonia

Feb 23, 2012 | 12:55

Marrëveshjeve të rëndësishme të bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta me konfederata simotra të BiznesAlbania i shtohet edhe një tjetër e re e këtyre ditëve. Presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi, nënshkroi një marrëveshje partneriteti me Presidentin e Konfederatës së Punëdhënësve të  Maqedonisë, BusinessMacedonia, Mile Boskov. Në thelb, marrëveshja përcakton një bashkëpunim të ngushtë mes dy konfederatave në kuadër të projektit CrossBorder të IPA, për zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit, duke i dhënë prioritet mbrojtjes, promovimit dhe menaxhimit të burimeve natyrore dhe ekosistemeve. “Të dy drejtuesit e punëdhënësve paraqitën platformat e tyre për një angazhim dypalësh në përfshirjen e të dy organizatave, për të dhënë kontributin e tyre me një projekt të përbashkët që synon të sjellë sinergjinë e problemeve aktuale mjedisore, si biodiversiteti, ndryshimi i klimës, degradimi i tokës dhe ujit dhe problemet e tjera ekonomike me të cilat përballen sipërmarrësit gjatë kryerjes së veprimtarisë në këto zona”, thuhet në njoftimin e BiznesAlbania lidhur me këtë marrëveshje. Aktivë në këtë projekt do të jenë edhe Bashkia e Pogradecit dhe Shoqata e Prodhuesve dhe Përpunuesve të Drurit në Elbasan.

© Panorama.al

Te lidhura