“Bisturi” për të patur një gojë njësoj si të “Xhokondës”

Feb 8, 2012 | 19:41

RIO DE JANEIRO-  Kërkon “bisturinë” për të patur një formë goje të njëjtë me atë të “Xhokondës”, veprës së famshme të Leonardo Da Vinçit.

Është kërkesë e ish modeles braziliane, Angela Bismarchi, e cila në një intervistë për një program lokal televiziv, tha se do t’i nënshktrohet së shpejti një ndërhyrjeje kirurgjikale për të realizuar buzëqeshjen enigmatike të “Mona Lisës” së famshme.

Gruaja që mban rekord për ndërhyrjet kirurgjikale, sfilon në karnavalet e Rios për një shkollë Samba.

© Panorama.al

Te lidhura