Dokumentet që u morën një vit më parë nga forcat amerikane Navy SEAL, nga kompleksi ku mbeti i vararë Osama bin Laden, tregojnë se ai ishte i tronditur thellë nga sulmet terroriste të kryera nga grupet xhihadiset rajonale dhe që kishin shkaktuar shumë viktima ndër myslimanë.
Në një letër private, Bin Laden u bën thirrje që të lënë këto sulme menjanë dhe të përqëndrojnë vëmendjen e tyre tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç shkruan ai, “qëllimi ynë kryesorë”.
Në veçanti Bin Laden dëshiron të rrëmbejë avionët e gjeneralit, David Petraues dhe Presidentit Barack Obama.
Një vrasje e mundshme e Obamës, shkruan Bin Laden, do ta gjente krejtësisht të papergatitur, zëvendëspresidentin Joe Beiden, dhe kështu, Shtete e Bashkuara do të hynin në krizë.
Dokumentet, një përzgjedhje e të cilave është botuar në internet këtë të enjte nga Qendra Amerikane për Luftimin e Terrorizmit, tregojnë gjithashtu vështirësi në marrëdhëniet e Al Kaedës me Iranin.
Janë gjithsej 17 dokumente, që shkojnë në rreth 175 faqe në arabisht, të renditura sipas datave nga shtatori 2006 deri në prillin e vitit 2011-ës.
Ish kreu i Al Kaedës, Osam bin Laden është vrarë më 2 maj të 2011-ës, nga një ekip i marinës amerikane sulmuan kompleksin e tij të fshehtë tre katesh në Abotabad, Pakistan.
© Panorama.al











