Për të parë ndeshjen Bosnje-Shqipëri, në stadiumin e “Zenicës”, të kushton më pak se të njëjtën ndeshje ta shihje në “Qemal Stafa”, paçka se diferenca në komoditet mes këtyre dy impianteve është tejet e konsiderueshme. Dje, Federata boshnjake ka nxjerrë në treg biletat për ndeshjen e 7 qershorit, ku për tribun qendror, kushtojnë 30 KM (monedha boshnjake) ose më mirë 15 euro. Për karshi, kushton 20 KM ose 10 euro, ndërsa anësoret 15 KM ose 7 euro. Ndërsa në Shqipëri në ndeshjen me Bosnjën, tribuna ishte 50 mijë lekë (35 euro), për karshi 20 mijë lekë (12 euro) dhe anësoret 10 mijë lekë (6 euro).











