Bigelow zgjedh aktorin Ricky Sekhon në rolin e Bin Laden

Jun 8, 2012 | 14:39

Fituesja e çmimit OSCAR, regjisorja Kathryn Bigelow, ka zgjedhur aktorin britani, Ricky Sekhon për të portretizuar kryeterroristin,  Osama bin Laden.

Bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane vetëm disa kohë më parë, ndërsa për më shumë se një dekadë ka qenë njeriu më i kërkuar në planet.

Filmi i cili gjatë punës është quajtur “ Zero Dark Thirty” ka në kastë aktorë, si Jessica Chastain, Joeli Edgerton, Mark String dhe Jason Clarke në rolin e shërbimeve inteligjente, të cilët e gjetën Osama Bin Ladenin në strofkullën e tij në Abbotabad, Oakistan.

Ricky Sekhon duket se e ka përfunduar tashmë punën e tij për rolin, pas ka qëndruar rreth tri javë në Lindjen e Mesme ku ka xhiruar thuajse çdo ditë.

Tashmë ai është kthyer në Britani, ku jeton me gruan e tij, një fotografe. Ndërkohë, fotografia që shihni më lart është marrë nga xhirimet.

 

© Panorama.al

Te lidhura