U bë kohë e gjatë qëkur këngëtarja e njohur Big Mama nuk ka realizuar ndonjë material të ri në gjuhën shqipe, pas editimit të një projekti për tregun turk. Pasi u prit shumë mirë atje, këngëtarja ka vendosur të bëjë një pauzë të gjatë që të forcohet vokalisht dhe rikthimin ta bëjë më të fuqishëm se kurrë. E kur të gjithë menduan se ajo nuk do të shfaqet më në tregun shqiptar, Big Mama ka realizuar disa projekte të reja muzikore me të cilat do të shfaqet si premierë në mbrëmjen e ‘’X Factor’’ në Tiranë, ku do të ketë një performancë të shkëlqyer. Kjo paraqitje e Bigut është surprizë dhe ndërkaq mësojmë se këngëtarja ka marrë licencën e këtij show-program, për të realizuar audicione në Maqedoni, prej ku pastaj do të sjellë në Tiranë talentet e asaj ane.











