
TIRANE- Një 57- vjeçar humbi jetën pasi ra nga kati i dytë i një pallati. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.
Murat Asimllari, i cili mbeti viktimë, dyshohet se ka rënë nga lartësia në mënyrë aksidentale.
Ende nuk ka të dhëna të qarta lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.











