TIRANE- Fluksi i investimeve të huaja në Shqipëri në 3-mujorin e parë të vitit 2011 ka pësuar rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 3-mujorin e parë të këtij vitit, flukset neto të investimeve të huaja direkte rezultuan në 53.4 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 67.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Arsye sipas BSH-së, është situata e paqëndruseshme politike në vend, e cila bën që investitorët e huaj të jenë të pasigurt në sipërmarrjet e tyre.
Organizmat ndërkombëtarë, si FMN, kanë tërhequr vëmendjen në mënyrë të vazhdueshme lidhur me impaktin që mund të ketë tek investimet e huaja, kriza e tejzgjatur politike në vend.











