Këngëtari i repit kosovar, Besnik Canolli, i njohur si anëtar i grupit “2Po2”, është bërë baba për herë të tretë. Fëmija është i gjinisë femër, peshon 3.2 kilogramë dhe quhet Andra. Këngëtari, i cili kishte bërë pauzë një kohë të gjatë në muzikë, është rikthyer viteve të fundit duke thyer rekorde në shikueshmëri dhe klikime, së bashku me nipin e tij Capital-T, duke bërë së bashku edhe një studio muzikore ku përgatiten hite të shumta. Besniku është i martuar me Arbena Grajçevcin dhe së bashku kanë dy djem të tjerë, Erinonin dhe Leonitin. Vajza Andra ka ardhur në jetë më datë 26 janar. Këtë gëzim rep- këngëtari e ka shprehur përmes një statusi në facebook, duke njoftuar të gjithë miqtë e tij se është bërë baba për herë të tretë dhe gëzimi më i madh për të ka qenë se pas dy djemve, çifti është bërë me një vajzë.











